Përfshihet nga flakët ofiçina në Lushnjë, digjen disa makina

Një ofiçinë që shërben për lyerje makinash është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Saver të Lushnjës, ku janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se brenda në ofiçinë kanë qenë një numër i madh makinash gati për lyerje, të cilat janë përfshirë nga flakët.

Nuk dihen ende rrethanat në të cilat u shkaktua zjarri, ndërsa policia po punon për shuarjen e tij.

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në lagjen “Savër”, Lushnjë, në një servis për lyerjen me bojë të mjeteve motorrike, në pronësi të shtetasve B. K dhe F. P., ka rënë zjarr.

Në vëndngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së ti