Përfituan 3.7 milionë Euro, 7 në pranga

Zbardhet skema e mashtrimit me kreditë

3,7 milionë Euro është shumë e përfituar nga ngritja e një skeme mashtrimi nga  disa punonjës të një fondi që jep kredi. 7 është numri të arrestuarve nga ku 5 janë punonjës të Fondit “Besa”.  2 persona të tjerë janë sekserë të këtë çështje pasi gjenin kredimarrës të rremë.

Sipas hetimeve në krye të skemës qëndronte Albana Imami drejtuse e një prej degëve të Tiranës. Prej disa kohësh në bashkëpunime edhe oficerët e kredisë që punon më të ajo përvetësonte shuma të mëdha të kredive që jepte.

Gjithçka sipas policisë ishte fiktive. Personat që merrnin kredi nuk janë paraqitur asnjëherë në zyrat e fondit Besa. Por ata shkonin vetëm në momentin e tërheqjes së parave në bankë. Kredimarrësit fiktive përfitonin 25 deri 30% të shumë që tërhiqnin në bankë ndërsa pjesa tjetër përvetësohej nga krijuesit e skemës. Rreth 2 milion euro janë përfituar nga atë në këtë mënyrë.

Për të mbuluar gropën financiare që krijoi Albana Imami mori 1,7 milion Euro hua me interes nga persona të ndryshëm. Por skema është zbuluar nga Fondi i cili ka bërë kallëzim në për punonjësen e tij dhe tashme do përballë në gjykatë me akuzat e krijimit te skemave të mashtrimit dhe vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.