Për 3 ditë mbajti mbyllur në shtëpi një grua me fëmijën e saj, arrestohet 56-vjeçari

Një 56-vjeçar i identifikuar si M.D., është arrestuar nga policia e Kosovës.

Dy ditë më parë, rreth orës 16:00, dyshohet se kishte mbajtur të mbyllur për tre ditë në shtëpi pa dëshirë një grua së bashku me fëmijën e saj.

Pasi mori informacion, policia ka shkuar menjëherë në vendit të ngjarjes, ku mori viktimën së bashku me fëmijën, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

Ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i 56-vjeçarit.