PD publikon sot emrat e 5004 delegatëve që morën pjesë në Kuvend

Partia Demokratike do të publikojë sot emrat e 5004 delegatëve që morën pjesë dje në Kuvendin Kombëtar.

Kuvendi miratoi dje vendime që përjashtojnë nga strukturat drejtuese të partisë personat e shpallur “non grata”.

Rezoluta e miratuar më 12 dhjetor në këshillin kombëtar të PD dhe e aprovuar nga Kuvendi i së shtunës, e cilëson mbledhjen gjithashtu Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha si “të jashtëligjshme”.

Sipas rezolutës vendimet janë nul dhe nuk kanë asnjë vlerë politike apo ligjore për PD.

“Nuk ka referendum, ka vetëm disa anëtarë të PD të cilëve u bëj thirrje t’i bashkohen vendimeve të institucioneve”, u shpreh një ditë më parë kryedemokrati Basha, duke bërë me dije se nuk e njeh referendumin e Berishës.

Në mbyllje të punimeve të Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se do të bëhej transparencë e plotë mbi pjesëmarrjen e delegatëve që votuan.