PD nxjerr kandidat për Tiranën, ja kush do të jetë përballë Veliajt dhe Këlliçit

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Alibeajt, është zyrtarizuar edhe kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës.

Gazetari Osman Stafa tha për BalkanWeb se nga Kryesia është marrë vendimi që Roland Bejko, të jetë kandidat për Tiranën.

“Mbledhja e Kryesisë së PD zyrtare ende vazhdon. Roland Bejko u zgjodh me shumicë votash për të kandiduar për bashkinë e Tiranës. Bejko ka marrë 10 vota nga Kryesia.”, tha më tej gazetari Osman Stafa.

Ndërsa vetë Roland Bejko mësohet se ka votuar Jonila Godolen.

Nuk morën pjesë në votim

Gazment Bardhi
Dhurata Çupi
Jorida Tabaku
Ori Nebiaj
Jonila Godole
Votuan pro Roland Bejkos

Fitim Zekthi
Taulanda Jupi
Kreshnik Collaku
Orjola Pampuri
Xhemal Gjunkshi
Flamur Hoxha
Gazment Koduzi
Enkelejd Alibeaj
Taulant Zeneli
Agron Kapllanaj
Abestenim

Indrit Sefa
Endri Hasa
Juela Hamati
Sa i përket kandidatëve të publikuar deri tani nga PD e Alibeajt, ata janë 17.

Mallakastër- Agron Kapllanaj

Poliçan – Florian Qamo

Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Lezhë – Sandër Marku

Krujë – Sabah Sheta

Dibër – Naim Gazidede

Kurbin- Genc Doçi

Dimal- Dritan Sula

Patos- Pranvera Rizai

Vaut i Dejës- Klomentina Drini

Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

Librazhd -Bujar Vreto

Vorë- Ibrahim Bruka

Korçë -Gjergji Gjata

Sarandë- Skënder Muço

Mirditë Mark Ruçi