PD ndan mesazhin e aktivistit nga Fieri: Ne po zgjedhim rrugën e vështirë, atë të vërtetës, të vlerave e të integritetit

Partia Demokratike ka ndarë një tjetër mesazh nga një aktivist i saj gjatë takimit të sotëm të kryedemokratit Lulzim Basha në Fier. Besnik Manushi gjatë fjalës së tij u shpreh se sot demokratët po zgjedhin rrugën e vështirë, atë të vërtetën, të vlerave, të integritetit.

“Këto kohë gati duken si herezi të thuash të vërtetën. Gjithëkush që thotë të vërtetën konsiderohet në krahun e gabuar, por po ju them të gjithëve se unë nuk mund të jem në krahun e gabuar sepse jam në krahun e institucionit dhe jo në krah të një emri. Ne po zgjedhim njësoj si ju zoti Basha, rrugën e vështirë, atë të vërtetën, të vlerave, të integritetit”- u shpreh ai.