Pas rikthimit në PD, zbulohet lëvizja e fundit e Berishës. Nesër takim me…

Pasi u rikthye në Partinë Demokratike me Komisionin e Rithemelimit, ish kreu i demokratëve, Sali Berisha, duket se ka vendosur të mos e mbyll turin e tij të Foltores nëpër rrethe.

Zyra e tij e shtypit njofton se gjatë ditës së nesërme (e dielë), Berisha do të udhëtojë për në Jug të vendit.

Në orën 11 ai do të zhvillojë një takim me demokratët e Tepelenës dhe dy orë më vonë do të udhëtojë për në Përmet.

Këto janë takimet e para në bazë qëkur Gjykata e Tiranës regjistroi statutin e 11 Dhjetorit duke i dhënë mundësi Berishës dhe deputetëve të tij të shkojnë në selinë e PD-së dhe të njoftojnë riorganizimin e kësaj partie.