Pas Francës, edhe Gjermania është kundër kriptomonedhës Libra në Europë

“Në momentin që një entitet që hedh në qarkullim një monedhë dixhitale dhe dominon tregun, çdo gjë bëhet edhe më e vështirë për konkurrentët tha ligjvënësi konservator Tomas Heilmann.

Qeveria Gjermane është kundër dhënies së aprovimit për kriptomonedhën Libra të Facebook në Evropë raportoi gazeta Gjermane Der Spiegel ditën e Premte duke cituar një anëtar të partisë konservatore të Angela Merkel.

“Në momentin që një entitet që hedh në qarkullim një monedhë dixhitale dhe dominon tregun, çdo gjë bëhet edhe më e vështirë për konkurrentët tha ligjvënësi konservator Tomas Heilmann.

Ai tha se edhe Social Demokratët (SDP) kishin të njëjtin qëndrim. Qeveria Gjermane është e hapur përballë idesë së krijimit të një kriptomonedhe dixhitale publike.

Kriptomonedha e Facebook u prezantua në Qershor dhe pavarësisht se kontrollohet nga një organizatë jofitimprurëse me seli në Zvicër dhe jo Facebook, ka ngjallur shumë shqetësime tek vende dhe autoritete rregullatorë të ndryshme.

Edhe pse Facebook ka parashikuar hedhjen në qarkullim në 2020-ën, e ardhmja e kriptomonedhës mbetet ende e paqartë. Lançimi i saj bëri që vlera e kriptomonedhave të tjera, më shumti bitcoin, të rritej në vlera rekord. /PCWorld Albanian