Panairi më i madh arsimor në Shqipëri zhvillohet këtë të shtunë, më 15 tetor pranë Hotel Rogner

Më shumë se 40 universitete dhe shkolla të mesme elitare do të jenë në Tiranë dhe Shkodër për panairin WORLD EDUCATION FAIR.

Këtë të shtunë prindërit dhe nxënësit duhet t’i përkushtohen edukimit dhe karrierës. Përfaqësues të më shumë se 40 institucioneve arsimore do të vijnë personalisht për të marrë pjesë në Panairin World Education Fair dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të nxënësve dhe prindërve të tyre. Tirana do të mirëpresë kolegjet e famshme si St. Clares në Oksford ku vitet e fundit shumë studentë shqiptarë konkurrojnë për të marrë bursë. Cardiff Sixth Form College i cili renditet prej vitesh në 5 shkollat e mesme më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu do të jenë të pranishëm përfaqësuesit e kolegjeve DLD College dhe David Game College nga Londra. Institucione nga vende si Austria dhe Zvicra do të jenë gjithashtu të pranishme.

Studentët maturantë do të jenë në gjendje të informohen me kërkesat më të fundit për t’u pranuar në TU Eindhoven i cili renditet në krye të Universiteteve Holandeze për programet në Inxhinieri ose Universitetin e Hagës tepër i njohur për programet në Drejtësi. Për herë të pare do të vijë në Tiranë Universiteti I mirënjohur Amerikan në fushëne e Mjekësisë St. George’s University. Kjo është vetëm një pjesë e institucioneve prestigjioze pjesëmarrëse në këtë event.

Mos e humbisni edicionin e vjeshtës të panairit më të madh rreth arsimit në Shqipëri në datat 15 dhe 16 tetor World Education Fair do të jetë në Tiranë dhe Shkodër. Të gjithë të interesuarit, për të marrë pjesë, duhet të regjistrohen paraprakisht në linkun: https://www.worldeducation.al/events.

Programin e plotë të prezantimeve dhe të ftuarit special mund t’i shihni në linkun: https://www.worldeducation.al/events/world-education-fair-tirana-fall-2022-october?tab=schedule .

Nxënësit më të vegjël të moshës 12 deri në 18 vjeç dhe prindërit e tyre do të marrin informacion për të gjitha grupet e kampeve verore që Integral do të organizojë për sezonin 2023. Për cdo rezervim gjatë panairit dhe 1 javë pas do të ofrohen zbritje speciale.

Në këtë event do të zbuloni sesi ta bëni ëndrrën amerikane realitet në stendën kushtuar programit Work and Travel USA 2023, ky është një program shkëmbimi për studentët nga universitetet shqiptare që mund të shkojnë gjatë pushimeve të verës në SHBA ku do të punojnë për 3 muaj e gjysmë dhe më pas do të kenë mundësinë të eksplorojnë SHBA-në.

Rreth INTEGRAL:

INTEGRAL GROUP ka më shumë se 30 vjet përvojë në ofrimin e konsulencës akademike për studentët, prindërit dhe të gjithë ata që janë të interesuar të zgjedhin programet më të mira në institucionet më elitare arsimore të pranishëm në disa vende evropiane. Themeluar në Shqipëri që prej vitit 2011, Integral Educational Programs është kompania më e madhe në ofrimin e konsulencës akademike, me një eksperiencë 11-vjeçare në treg dhe përfaqëson më shumë se 300 institucione të njohura nga Britania e Madhe, Evropa, SHBA dhe Azia. Zyra e Integral në Tiranë përbëhet nga një ekip prej 7 konsulentësh arsimor me përvojë të specializuar për programe dhe destinacione të ndryshme studimore.

Mos e humbisni mundësinë të jeni pjesë e këtij eventi. Mjafton të regjistroheni paraprakisht në linkun: https://www.worldeducation.al/events/world-education-fair-tirana-fall-2022-october