Paloka: Kur kryebanditi sulmon mediat me tritol ditën, pse skandalizoheni që krimi godet me kallash natën?
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër pas sulmit me armë zjarri jashtë godinës së ‘Top Media Group’ ku mbeti i vrarë roja i subjektit. Paloka ka reaguar ndaj kryeministrit Rama, të cilin e ka cilësuar si “kryebandit që sulmon mediat me tritol në mes të ditës”,…

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër pas sulmit me armë zjarri jashtë godinës së ‘Top Media Group’ ku mbeti i vrarë roja i subjektit.
Paloka ka reaguar ndaj kryeministrit Rama, të cilin e ka cilësuar si “kryebandit që sulmon mediat me tritol në mes të ditës”, duke iu referuar shembjes së paligjshme të “Prestige Resort” nga forcat e IKMT muaj më parë.
“Me një kryeministër të tillë pse skandalizohemi kur krimi i rrugës godet me kallash ne mes te natës?”, shkroi ai i indinjuar, duke vënë theksin te pasiguria që ekziston në vend.
“Ne nje vend ku kryeministri ,kryebandit sulmon mediat me tritol ne mes te dites, pse skandalizohemi kur krimi i rruges godet me kallash ne mes te nates”, shkroi Paloka në Facebook.