Opozita pengon sërish Konferencën e Kryetarëve, deputetët hyjnë me forcë në sallë

Deputetët e përjashtuar të opozitës kanë hyrë me forcë në sallën ku pritet të mbahet Konferenca e Kryetarëve.

Ata kanë krijuar tensione dhe më pas, me forcë, kanë arritur të hapin derën e të hyjnë brenda.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për të bërë prezantimin e projektligjit për buxhetin 2014 ishte planifikuar të niste në orën 10:00. Por deputetët demokratë penguan punimet dhe për pasojë, mbledhja u shty për në orën 13:30.