Olta Xhaçka: 18 bursa fala për të rinjtë për t’u shkolluar në Forcat Detare të SHBA-së

“18 bursa janë në dispozicion për të rinjtë shqiptarë për FD për tu shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha sot  Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ndërsa  bënë thirrje për aplikim për shkollë falas

“Jeni gati për një supershkollim dhe më pas për një superkarrierë Falas?Eja apliko për të studiuar në akademitë më të mira ushtarake amerikane”, shprehet ajo, raporton ATSH.

Po ashtu Xhaçka thekson se “plot 18 bursa janë në dispozicion të të rinjve shqiptarë për të ndjekur Akademinë e Forcave Ajrore, atë të Forcave Detare dhe Akademinë West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vitet akademike 2020 – 2024”.

“Në qendër të fotos, Mario Trupja, kadeti shqiptar që u diplomua sivjet në Akademinë e Forcave Detare në Annapolis”, shprehet ajo, ndërsa publikon linkun e aplikimit që mbyllet më 03 dhjetor 2019.