OBSH: Ndryshimet klimatike, kërcënimi më i madh për shëndetin global

Në një raport të fundit, OBSH theksoi se punonjësit shëndetësorë kanë për detyrë të mbrojnë njerëzit nga ndikimet klimatike, shpërthimet e sëmundjeve infektive dhe efektet e kequshqyerjes

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), ndryshimet klimatike janë kërcënimi më i madh për shëndetin global në shekullin 21, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një raport të fundit, OBSH theksoi se punonjësit shëndetësorë kanë për detyrë të mbrojnë njerëzit nga ndikimet klimatike, shpërthimet e sëmundjeve infektive dhe efektet e kequshqyerjes, si dhe të trajtojnë personat e prekur nga kanceri dhe sëmundjet e tjera jo ngjitëse të shkaktuara nga ndotja e mjedisit.

Raporti synon rritjen e vetëdijes për efektet shëndetësore të ndryshimeve klimatike.

OBSH gjithashtu i bëri thirrje komunitetit global të shëndetësisë të ngre zërin e tij në thirrjen për një marrëveshje të fortë dhe efektive klimatike.

Marrëveshja për klimën synonte të reduktojë ndryshimet klimatike dhe të përmirësojë shëndetin, përfshirë uljen e numrit të vdekjeve nga kanceri dhe sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare që janë shkaktuar nga ndotja e ajrit.

Marrëveshja dedikohet për të kontribuar në zhvillimin dhe zbatimin e masave për të kufizuar ndryshimin e klimës dhe për të mbrojtur vendet, komunitetet dhe vendet e punës.