“Nuk jam më fëmijë t’i shkoj nga pas si dikur kur isha 17-vjeç”/ Basha: Si solli burri i Blerina Gjylametit nga Italia skenën në “Arenën e Hajnisë”

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë jë akuzë të fortë ndaj bashkëshortit të deputetes Blerina Gjylameti. Duke rikujtuar ‘kërcënimin’ që i bëri pak ditë më parë deputetit Alibeaj teksa i tha se deri me 11 dhjetor do të jetë në pozicionin e tij, Basha akuzoi burrin e deputetes se me nje kompani nga Italia ka sjellë skenografin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Mua më ka stresuar fakti që nuk po bëj 100% punën time. Këtu 100% e energjive të mia duhet të ishin në përballjen, publike, mediatike, protesta ndaj Edi Ramës. Ka 3 muaj që Edi Rama bredh i qetë me tubin e oksigjenit me vete. Një pjesë e mediave janë pjesë e një konglomerati, të varura nga oligrakia që të mos dalin të vërtetat e qeverisë dhe zyrtarëve të saj. Gjylameti i thotë Alibejt deri me 11 do jesh këtu ku burri i Blerina Gjylameti së bashku me nje kompani italianë me TV Klan kanë sjellë atë skenë në “Arenën e Hajnisë”. Këta kujtojnë se janë ata që kanë qenë dh e jemi fëmijë që i shkojmë pas sicc kemi bërë dikur. Nuk jam unë 17 vjecc . Ne jemi PD, ti je e shkuara dhe ti zgjodhe ta mbyllje me turp”- tha ai.