Nuk i funksionuan frenat e makinës, humb jetën 35-vjeçari

Mëngjesin e sotëm, një 35-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në vendin e quajtur Qafë Barak në Has.

35-vjeçari ishte duke drejtuar kamionin, por u hodh nga automjeti në momentin që kuptoi që frenat nuk po funksionin.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën pas goditjeve të marra.

14 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore në vendin tonë vetëm gjatë muajit mars 2022 sipas INSTAT.

Sipas të dhënave të INSTAT, 197 persona kanë vdekur në aksidente rrugore gjatë 2021, nga të cilët 21 vetëm në muajin dhjetor.