Njihuni me iPhone 11 Pro Titanic që kushton 7,000 dollarë

Ju pëlqen Apple? Ju pëlqen historia detare (apo filmat e James Cameron)? Ju pëlqen të shpenzoni para? Atëherë ju mund të jeni të interesuar për iPhone 11 Pro me një çmim të çmendur prej 7,000$, të cilët kanë pjesë të RMS Titanic në to.

iPhone 11 Pro Titanic, nga edicioni i limituar luksoz i markës ruse të telefonave Caviar, sjell fragment të anijes fatkeqe. Tani ju mund të jetoni ëndrrën e të pasurit një pjesë të tragjedisë njerëzore të ngjitur në shpinën e telefonit tuaj.

Ky telefon i rrallë është i limituar në vetëm 10 njësi në të gjithë botën, dhe do t’ju kushtojë 7,180- 7,870$ në varësi të madhësisë së memories, për një Pro të rregullt, dhe 7,640-8,330$ për versionin Max.

Por çmenduria nuk mbaron këtu.

Ju pëlqen Apple? Ju pëlqen historia e hapësirës (apo rivalitetet e Luftës së Ftohtë)? Ju pëlqen të shpenzoni edhe më shumë para? Atëherë ju mund të jeni të interesuar për këtë telefon edhe më të çmendur: iPhone 11 Pro me çmim 33,000$, i cili ka një pjesë të anijes kozmike të Yuri Gagarin në të.

iPhone 11 Pro Vostok-1 është i limituar në vetëm 1 njësi në të gjithë botën, dhe kushton 33,200-33,890 për versionin e rregullt, dhe 33,600-34,350$ për Max. Fatmirësisht… transporti është falas, megjithatë kemi frikë të mendojmë sa do të jenë tarifat doganore për këtë telefon.

Nëse ju pëlqejnë iPhone 11 Pro në edicionin me diamante, lëkurë krokodili apo ar 18k, Caviar sjell disa versione luksoze interesante. /PCWorld Albanian