Një prej ekonomive më të mëdha në botë po konsideron ndalimin e Bitcoin me ligj

Në vend të tyre Parlamenti ka menduar krijimin e një kriptomonedhe dixhitale zyrtare lëshuar nga Banka Qendrore e Indisë.

India mund të bëhet vendi i radhës që vë në shënjestër kriptomonedhat ekzistuese. Sipas një raporti të TechCrunch parlamenti Indian planifikon të miratojë një ligj i cili do të dëbonte përdorimin e të gjitha kriptomonedhave private në vend përfshirë edhe ato popullore si Bitcoin.

Në vend të tyre Parlamenti ka menduar krijimin e një kriptomonedhe dixhitale zyrtare lëshuar nga Banka Qendrore e Indisë. Ligji i ri do të propozohet në një sesion parlamentar.

Një ndalim formal do të merrte kohë. India është prej atyre vendeve që ka skeptike ndaj kriptomonedhave. Banka Qendrore e Indisë argumentonte se kriptomonedhat nuk janë diçka reale nëse nuk ka një version fizik të saj të stampuar.

Por nuk mendohej që India do të vinte në këtë pikë që të refuzonte kriptomonedhat e tjera në vend të një kriptomonedhe shtetërore. /PCWorld Albanian