Nis takimi i Kurtit me Escobar, Lajçak dhe zyrtarët e lartë të BE-së

Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe delegacionit të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi.

Në takim mësohet se do të marrin pjesë përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe këshilltarin diplomatik të kryeministres së Italisë, Francesco Maria Talo, si dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kjo vizitë e nivelit të lartë vjen në vazhdën e paralajmërimeve për arritjen e një marrëveshje bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbi bazën e planit të BE-së, apo ashtuquajturin plani franko-gjerman për dialogun.

Pas vizitës me Kurtin, delegacioni BE-ShBA do të vizitojnë Beogradin, ku pritet të takohen edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.