Nis çmontimi i kamerave të grupeve kriminale në Elbasan, hiqen 37 të parat

Operacioni mbarëkombëtar i koduar “Fijet” është shtrirë edhe në qytetin e Elbasanit ku janë hequr deri tani 37 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Polica tha se kanë nisur hetimet e thelluara për 10 shtetas për vendosjen e këtyre kamerave.

Në lagjet “5 Maji”, “Sul Paprri”, “Syrja Dylgjeri” dhe “Çlirimi”, u çmontuan 28 kamera dhe u iniciuan hetimet e thelluara, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për 5 shtetas, konkretisht për: D. Rr., I. B., H. B., K. Xh. dhe A. I.

Plani operacional ka vijuar në Gramsh, ku u çmontuan dhe u sekuestruan 4 kamera të vëna në kundërshtim me ligjin, dhe u iniciuan hetimet për shtetasit: R. D., S. Xh. dhe A. Ç., si dhe në qytetin e Peqinit, ku u çmontuan 5 kamera dhe u iniciuan hetimet për shtetasit H. Z. dhe E. Xh, tha policia.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetent