Ngjarje e rëndë në Dropull, merr flakë banesa, humbin jetën çifti i moshuar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Dropull të Gjirokastrës, ku si pasojë e flakëve në një banesë kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20 në fshatin Hllomo. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P.

Si pasojë e zjarrit dyshohet se kanë humbur jetën dy shtetasit e moshuar, shtetasi I. P. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. P., të cilët ndodheshin në banesë. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë sot në Dropull të Gjirokastër, ku burrë e grua u dogjën në banesën e tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20 në fshatin Hllomo. Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime që një shkëndije zjarri nga soba e drurit, të ketë rënë në një batanije, duke bërë që zjarri të përhapje në të gjithë shtëpinë e çiftit.

foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Për pasojë, kanë ndërruar jetë Fotini dhe Irakli Panajoti, të dy 84 vjeç. Zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia po dokumenton të plotë ngjarjen.