Nga 5 shtatori! Gjermania fut Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë prej COVID-19, ja rregullat e reja

Gjermania nga 5 shtatori konsideron Shqipërinë vend me rrezik të lartë nga COVID-19.

Nga kjo datë, shqiptarët për të hyrë në Gjermania duhet të paraqesin dëshmi shërimi nga një infeksion me COVID-19 ose të jesh i vaksinuar plotësisht.

Dokumentet duhet të regjistrohen në  faqen zyrtare të internetit www.einreiseanmeldung.de.

Nëse shqiptarët nuk kanë asnjë nga këto të dyja, duhet të paraqesin një test Covid-19 negativ. Gjithsesi, ata që do të udhëtojnë pas të dielës në Gjermani duhet të karantinohen për 10 ditë. Ekziston një opsion që pas 5 ditësh të kryhet një test Covidi dhe nëse rezulton negativ atëhere mund të dilet nga karantina.

NJOFTIMI NGA AMBASADA GJERMANE

Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani

Nga dita e dielë, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:

🔺 Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

🔺 Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

🔺 Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

ℹ Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit: 👉  https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2480008