Një artikull i gjatë, i publikuar fillimisht në faqen e internetit të gazetës New York Times ngre akuza të shumta mbi lidhjet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me botën e krimit të organizuar.
Artikulli i gazetarit Robert F. Worth përshkruan me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit.
Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021.
“Në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura Veljko Belivuk tha se banda e tij ishte organizuar ‘për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiçit’, sipas transkripteve të gjykatës”, thuhet në artikullin e New York Times.