Në Vlorë vijojnë shkatërrimet. IKMT po shemb restorante dhe hotele në bregdet

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit që prej 6 shtatorit ka nisur një aksion për prishjen e 60 ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare të Vlorës.

0

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit që prej 6 shtatorit ka nisur një aksion për prishjen e 60 ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare të Vlorës.

Këtë të mërkurë janë shkatërruar nga ky inspektoriat 4 ndërtesa bare, restorante apo hotele të zonës.

Katër ndërtesat e shkatërruara kanë operuar pa ndërprerje gjatë sezonit turistik. Drejtoresha e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së territorit ka inspektuar punën në terren, teksa jashtë kamerave bëri të ditur se operacioni kundër paligjshmërise do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë gjatë të gjithë periudhës së vjeshtës.

Operacioni që ka nisur nga zona e Ujit të Ftohtë deri në Orikum po kryhet me qëllim konkretizimin e projektit “Lungomare 2”.

Për të gjitha ndërtimet e paligjshme, njoftimi paraprakisht u ka shkuar subjekteve. Ndërsa ajo pjesë që zotëron dokumentacionin e pronësisë do t’i nënshtrohet procedurave për t’u shpronësuar në bazë te ligjit.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.