Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes duke regjistruar një rritje të lehtë pas një periudhe të gjatë zbritjeje në raport me Lekun teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92.5 lekë.
Monedha europiane gjithashtu ka pasur një ngjitje të kuotës të lehtë në raport me ditën e djeshme duke u blerë këtë të mërkurë me 101 lekë dhe duke u shitur me 102 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane ka shënuar edhe ajo rritje të lehtë të vlerës në raport me ditën e martë duke u blerë këtë mëngjes me 104.7 lekë dhe duke u shitur me 106.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik nuk bën përjashtim nga valutat kryesore teksa ka rikuperuar edhe ai pikë në raport me ditën e djeshme duke u blerë mëngjesin e sotëm me 116.5 lekë dhe duke u shitur me 118.4 lekë.
SCAN