Asambleja e Partisë Socialiste ashtu siç pritej solli një sërë ndryshimesh në strukturën e kabinetin qeveritar.
Kryeministri Rama njoftoi disa lëvizje.
Ministre e Ekonomisë dhe Financave nuk do të jetë më Delina Ibrahimaj. Në vendin e saj do të jetë Ervin Mete. Ibrahimaj do të mbajë tashmë postin e ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Ogerta Manastirliu largohet nga posti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për të drejtuar Ministrisë e Arsimit dhe Sportit.
Në krye të Shëndetësisë vjen Albana Koçiu, e cila më herët ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike.
Ministria e Bujqësisë do të ketë një tjetër ministre. Tashmë këtë institucion do ta drejtojë ish-ministrja e Financave Anila Denaj.
Igli Hasani do të jetë Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, ndërsa Arbi Mazniku mori postin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.
Kryeministri Rama njoftoi se Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet do të shkrihet.
Nga ndryshimet e fundit, ministret Olta Xhaçka, Frida Krifca, Evis Kushi dhe Edona Bilali nuk do të jenë më pjesë e qeverisë.