Ndodh në Berat, dy Imamë dhe një aktivist shoqërohen në polici disa ditë pas protestës kundër rritjes së çmimeve
Disa ditë pas protestës së organizuar në Berat kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të ushqimeve, policia ka shoqëruar sot organizatorët e protestës, dy Imamët Gerald Kora dhe Iqmet Bilali si dhe aktivistin e shoqërisë civile Fatjon Kora. Tre përfaqësuesit e kultit musliman, pas dhënies fund të protestës kërkuan largimin paqësor të qytetarëve…

Disa ditë pas protestës së organizuar në Berat kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të ushqimeve, policia ka shoqëruar sot organizatorët e protestës, dy Imamët Gerald Kora dhe Iqmet Bilali si dhe aktivistin e shoqërisë civile Fatjon Kora.
Tre përfaqësuesit e kultit musliman, pas dhënies fund të protestës kërkuan largimin paqësor të qytetarëve dhe shpërndarjen e tyre.Ata nuk ishin pjesë e grupimit të njerëzve që bllokuan rrugën dhe u përplasën fizikisht me policinë.