Ndahet nga jeta futbollisti 23-vjeçar brazilian për shkaqe të panjohura

Futbollisti brazilian i Ligës së Parë të futbollit në Japoni, Riuler Oliveira, është ndarë nga jeta në moshën 23-vjeçare për shkaqe të panjohura. Lajmi i dha nga vetë klubi i rij, Shonan Bellmare, që nuk jep asnjë detaj për këtë ngjarje të rëndë.

“Për momentin jemi në pritje të rezultateve të autopsisë”, shkruhet në komunikatën e klubi Bellmare. “Na vjen keq shumë për vdekjen e tij të papritur”. Dyshohet se vdekjen futbollistit të ri ia ka shkaktuar një arrest kardiak.

Riuler Olivera është pjesë e kësaj skuadre që në vitin 2020, pasi mbërriti në arqipelagun aziatik në vitin 2019, ku luajti në klube të ndryshme japoneze si JFC Miyazaki apo FC Osaka.

Në vendlindjen e tij, brazil, Oliveira është aktivizuar në radhët e Coritibas në vitin 2015, Athletico Paranaense në 2016 dhe Inter de Porto Alegre në 2018.