NATO-ja thirrje për përfundimin e përleshjeve në Libi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një takim Përfaqësuesin e Posaçëm të OKB-së në Libi, Ghassan Salame, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Libi t'u japin fund përleshjeve dhe të nisin procesin politik

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një takim Përfaqësuesin e Posaçëm të OKB-së në Libi, Ghassan Salame, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Libi t’u japin fund përleshjeve dhe të nisin procesin politik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në një njoftim të NATO-s, gjatë takimit në Bruksel, Stoltenberg është shprehur se aleanca ndihet thellësisht e shqetësuar nga gjendja aktuale në dhe u ka bërë thirrje palëve të përfshira t’i japin fund konfliktit dhe t’i kthehen procesit politik.

Stoltenberg ka theksuar se përleshjet rrisin dhimbjet e popullit të Libisë, duke shtuar se zgjidhja e krizës nuk mund të jetë ushtarake.

Ai ka nënvizuar se NATO-ja mbështet fuqishëm punimet e OKB-së, ndërsa ka apeluar po ashtu deri te palët në Libi dhe komuniteti ndërkombëtar që të ofrojnë mbështetje për procesin e OKB-së.

Shefi i NATO-s ka shprehur gatishmëri për ta ndihmuar Libinë në ndërtimin e institucioneve, duke potencuar se një gjë e tillë mund të ndodhë nëse kërkohet nga qeveria e Libisë dhe lejon situata e sigurisë.

Ndryshe, më 4 prill, Khalifa Haftar, komandant ushtarak në Libinë lindore, dha urdhrin për nisjen e një ofensive ushtarake për të pushtuar kryeqytetin Tripoli, ku gjendet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB-ja.

Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.

Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor të Al-Bayda, me të cilën Haftar është i lidhur, dhe qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.