“Na jepni fuqi, t’ju japim llogari”/ Meta: Partia e Lirisë është zëri i qytetarëve, Tirana do të jetë në krye të ndryshimit!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një reagim në Facebook është shprehur se Partia e Lirisë do të jetë zëri i qytetarëve dhe se çdo votë që do të shkojë për PL do të jetë një investim për të garantuar llogaridhënien, transparencën dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Statusi:

Tirana do të jetë në krye të Ndryshimit!

Partia e Lirisë do të jetë garante që zëri i qytetarëve do të dëgjohet si kurrë më parë!

Çdo votë për Partinë e Lirisë është një investim për të garantuar llogaridhënien, transparencën dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Çdo qindarkë e taksave të qytetarëve të Tiranës do të shkojë atje ku janë prioritetet e tyre të cilat do t’i vendosin ata dhe nuk do të grabitet e vidhet.

Na jepni fuqi, t’ju japim llogari!