Mjeku Alimehmeti: S’ka asnjë logjikë që të ketë tani masa anti-COVID

Mjeku Ilir Alimehmeti tha për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se masat anti-COVID nuk janë më të nevojshme.

Mjeku sqaroi se masat u vunë në fillim të pandemisë për të parandaluar ‘përmbytjen’ e shtrimeve spitalore.

“Tani nuk jemi në mënyrë absolute këtu. Nga njëri krah Omicron është një variant më i lehtë, një pjesë e popullatës kanë kaluar COVID, një pjesë është vaksinuar. Spitalet janë relativisht me më pak të shtruar, shifrat e infektimeve po bien poshtë”, u shpreh ai.

Ai nënvizoi se masat nuk kanë qenë kurrë për infektimet por për mbrojtjen e strukturave spitalore.

“Nuk ka asnjë logjikë tani që të kesh masa”, shtoi mjeku.

Z. Alimehmeti tha se në ketë kohë është më i rëndësishëm trajtimi që duhet të jepet për COVID-19 sesa vaksinimi.