Mjekja: Kujdes nga zbutësit e rrobave, detergjentët janë të rrezikshëm

Esmeralda Thoma, toksiologe te QSUT është shprehur se dhe detergjentët e rrobave janë të rrezikshëm. E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se produktet që përdoren për larjen e rrobave mund të përthithen nga lëkura dhe të kthehen në lënë toksik. “Të gjitha produktet që bien në kontakt me lëkurën kanë…

Esmeralda Thoma, toksiologe te QSUT është shprehur se dhe detergjentët e rrobave janë të rrezikshëm.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se produktet që përdoren për larjen e rrobave mund të përthithen nga lëkura dhe të kthehen në lënë toksik.

“Të gjitha produktet që bien në kontakt me lëkurën kanë rrezikshmëri dhe kthehen në lëndë toksike. Edhe ilaçi i rrobave, edhe aromatiku. Të gjitha janë lëndë toksike. Kur veshim rrobat këto produkte përthithen mirë nga lëkura dhe kthehen në lëndë toksike”- tha ajo.