“Miq dhe aleatë”/ Ministri i Jashtëm britanik takon kryeminsitrin Rama

Ministri i Punëve të Jashtme të Anglisë, James Cleverly ishte zyrtari i radhës që priti në takim kryeministrin Edi Rama dhe vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Cleverly, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, u shpreh se Britani dhe Shqipëria do të punojnë bashkë për çështjen e migracionit të paligjshëm.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria janë miq dhe aleatë. Sfidat me të cilat përballemi nuk mund të zgjidhen vetëm. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë së bashku për të trajtuar migracionin e paligjshëm dhe për të mbrojtur sigurinë e Evropës”.