Ministri i jashtëm italian viziton nesër Shqipërinë

Ministri i Jashtëm italian vjen nesër në Shqipëri, takon Ramën dhe Metën

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali, Luigi Di Maio, do të vizitojë nesër Shqipërinë.

Ministri italian do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe me Kryeministrin Edi Rama, raporton Top Channel.

Në përfundim të takimit me Kryeministrin Rama do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp.

Ministri Di Maio do të kryejë një vizitë edhe në disa nga vendet e prekura nga tërmeti.