Meta: Presione nga jashtë për negociatat Kosovë-Serbi

Tirana të mos ndërhyje në çështje të brendshme të Prishtinës

Ilir Meta, veç institucioneve dhe aktorëve në garën për parlamentaret në Kosovë, meritë të veçantë për standardet e arritura i njeh edhe sistemit zgjedhor që aplikohet.

Në një bashkëbisedim me studentë të një universiteti privat në kryeqytet, Presidenti Meta flet dhe për marrëdhëniet që duhet të karakterizojnë 2 shtetet shqiptare, që veç bashkëpunimit, duhet të dinë të qëndrojnë jashtë çështjeve të politikës së brendshme, siç e quan ai marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Ilir Meta foli për presionin që aktorë të jashtëm kanë ushtruar duke shfrytëzuar aktorët vendas mbi të, si kreu i shtetit. Zgjodhi të mos flasë me emra konkretë, por një prej çështje që pohoi se kanë tentuar të bëjnë presion mbi të, ishte dhe marrëveshja Kosovë-Serbi.

Meta përsëriti se nuk ka shkelur ligjin se dhe nuk i frikësohet nismës për shkarkimin e tij, pavarësisht opinionit final që do të japë Komisioni i Venecias.

Sa i takon negociatave, ndryshe nga sa mendon Kryeministri, ai nuk e sheh vendimmarrjen e 18 Tetorit nga Këshilli Europian si të ndikuar nga politika e brendshme e çdo vendi anëtarë, por të lidhur me ecurinë e reformave në vend.

Situatën politike në vend e vlerëson si artificiale. Sipas tij është zgjedhur konflikti politik për të shmangur llogaridhënien e qeverisë.