Meta nuk pranon humbjen: Mafia nën komandën e Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor

Ilir Meta, pas takimit me Berishën, ka dhënë një deklaratë për mediat pranë selisë së PD-së.

Ai ka shprehur zhgënjim nga rezultatet zgjedhore duke fajësuar qeverinë për tjetërsim votash dhe shkatërrim të procesit zgjedhor.

Meta: Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor. Ky shkatërrim, tjetërsimi i votës, po dokumentohet dhe do fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë. Garantoj që gomarët që ka zgjedhur Rama nuk do të vjedhin më.