Meta në Akademinë Mesdhetare të Studimeve Diplomatike të Maltës: Mirënjohje për bujarinë dhe mbështetjen profesionale për 25 diplomatë të rinj shqiptarë

Presidenti Ilir Meta ka vizituar në Akademinë Mesdhetare të Studimeve Diplomatike të Maltës, një qendër dinjitoze e formimit të diplomatëve të rinj. Meta shkruan se në këto momente sfidash rajonale, europiane dhe botërore nevojitet një diplomaci efektive dhe cilësore, që parandalon konfliktet dhe përshkallëzimin e tyre, si dhe garanton paqen.

Një vizitë mbresëlënëse në Akademinë Mesdhetare të Studimeve Diplomatike të Maltës, një qendër dinjitoze e formimit të diplomatëve të rinj.
I shpreha Drejtorit, Prof. Stephen Calleya falenderimet më të përzemërta për bujarinë dhe mbështetjen profesionale për 25 diplomatë të rinj shqiptarë të kualifikuar në këtë Akademi, duke i kërkuar të vazhdohet kjo përvojë e frytshme edhe në të ardhmen.
Në këto momente sfidash rajonale, europiane dhe botërore nevojitet një diplomaci efektive dhe cilësore, që parandalon konfliktet dhe përshkallëzimin e tyre, si dhe garanton paqen.