Meta i lumtur për negociatat: Të plotësojmë çdo kusht pa humbur asnjë minut!

Ministrat e BE japin “OK” për negociatat, Meta: Asnjë minutë nuk duhet humbur, zbatim sa më parë i secilit prej kushteve...

Pas lajmit të mirë për çeljen e negociatave, kreu i shtetit Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjete sociale bën thirrje që të mos humbasim asnjë minutë për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve.

Një vendim që u mor në momente të vështira për shkak se bota po lufton me pandeminë nga koronavirusi, Meta e përshëndet këtë vendim të Këshillit të Ministrave të BE.

“Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.
Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh!
Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve! 🇦🇱🤝🇪🇺” shkruan Presidenti.