Messi gjatë një dekade, 522 gola në 521 ndeshje

Cristiano Ronaldo shënoi 477 gola në 489 ndeshje, edhe këto janë statistika të jashtëzakonshme që vërtetojnë dominimin e këtyre dy futbollistëve në dhjetë vitet e fundit.

Lionel Messi e mbylli dekadën me shifra të jashtëzakonshme. Është portali Transfermarkt që ka zbuluar të dhënat e regjistruara nga ylli argjentinas i Barcelonës për periudhën 2010-2019 ku rezulton se për këtë 10 vjeçar Messi ka 522 gola të shënuar në 521 ndeshje, statistika që shpjegojnë se përse ai ka fituar 6 herë Topin e Artë dhe 6 herë Këpucën e Artë.

Cristiano Ronaldo shënoi 477 gola në 489 ndeshje, edhe këto janë statistika të jashtëzakonshme që vërtetojnë dominimin e këtyre dy futbollistëve në dhjetë vitet e fundit.

Klasifikimi vijon me Robert Lewandowskin me 324 gola në 454 ndeshje i ndjekur nga Cavani, ndërkohë që pesëshen e goleadorëve të dekadës së fundit e plotëson Luis Suarez me 303 gola në 445 ndeshje.

Por dominimi i Messit nuk kufizohet vetëm te shënimi i golave. Argjentinasi është edhe mbreti i pasimeve për gol për 2010-2019. Askush në pesë ligat më të rëndësishme të Evropës nuk ka dhënë më shumë assiste se Messi, 136 të tilla.

Në këtë aspekt vendi i dytë mbahet nga Angel Di Maria me 108, i ndjekur nga Ozil me 106 pasime për gol. Thomas Muller me 103 asiste është në vendin e katërt duke lënë pas Ronaldon me 95 pasime për gol të dhëna gjatë dekadës.