Messi fiton Topin e Artë, kalon rivalin Ronaldo

Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë për vitin 2019. Argjentinasi bëhet kështu fitues për herë të gjashtë i trofeut prestigjioz individual, duke kaluar rivalin më të madh të tij, Cristiano Ronaldo, i cili u rendit i treti.

Vendimi duket se nuk ishte befasues për CR7, i cili nuk ishte fare i pranishëm në mbrëmjen e organizuar nga revizta “France Football”, e cila edhe akordon këtë çmim, shkruan A2News.