Merret vendimi, nga nesër Shqipëria do të mbyllet më herët

Mësohet se në lidhje me vendimin janë njoftuar edhe baret dhe restorantet, pronarët e të cilëve pohojnë se vendimi iu është komunikuar verbalisht.

Ashtu siç u paralajmërua në konferencën e sotme se do të shtrëngohen masat anti-Covid, duke filluar nga dita e nesërme kufizimi i lëvizjes do të nisë në orën 20:00. Burime bëjnë me dije se vendimi është marrë mbrëmjen e sotme nga autoritetet shëndetësore dhe do të bëhet publik në mbledhjen e nesërme të komitetit të ekspertëve.

Mësohet se në lidhje me vendimin janë njoftuar edhe baret dhe restorantet, pronarët e të cilëve pohojnë se vendimi iu është komunikuar verbalisht.

Shtrëngimi i masave erdhi si rezultat i rritjes së ndjeshme të të infkektuarve ku janë shënuar mesatarisht 1000 raste të reja infektimesh në çdo 24 orë.