Merret peng 31-vjeçari

Policia ndërhyn dhe arreston njërin prej autorëve

0

Një 31-vjeçar është marrë peng nga 4 persona në lagjen “Pjetër Budi” të Matit. Ngjarja ka ndodhur rretg orës 03:40 të së enjtes, kur mes tyre nisi fillimisht një konflikt për shkak të një sherri të mëparshëm.

I dyshuari kryesor me iniciale S.L. në bashkëpunim me tre të tjerë L.I., M.B. dhe S.L, morën peng 31-vjeçarin me iniciale A.H. duke e futur me forcë në makinë. Më pas e dërguan në fshatin Batër e Madhe në banesën e mikut të tyre me iniciale I.K.

Policia u njoftua nga banorët e lagjes ku ndodhi konflikti dhe menjëherë u vu në lëvizje. Nga hetimet, u zbulua vendi ku po mbahej 31-vjeçari arrestoi të dyshuarin S.L. 32 vjeç dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë. Ndërsa ka proceduar penalisht në gjendje të lirë pronarin e banesës ku u mbajt pengu.

Gjatë kontrollit në vendngjarje, uniformat blu sekuestruan një kallashnikov me 15 fishekë dhe makinë “Mercedes-Benz” me të cilën u transportua 31-vjeçari

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.