Mendon për sulmin, Milan mes dëshirës dhe nevojës

Reparti që drejtuesit e Milanit duan të përmirësojnë në verë është sulmi.

Siç raportojnë mediet italiane Rebic dhe Origi nuk kanë bindur, Ibrahimovic është në pikëpyetje dhe Leao nuk dihet nëse do të rinovojë.

Kjo është arsyeja pse “kuqezinjtë” kanë ndjekur prej disa kohësh Okafor-in e Salzburgut dhe Retegui të Boca Juniors, të cilët duken të arritshëm nga kampionët e Italisë.

Milan-it i pëlqen shumë zbulimi i Reims, Balogun, por 21-vjeçari është në pronësi të Arsenalit dhe do të kushtojë shumë, ashtu si edhe Openda i Lens, që duhet theksuar që nuk është më pak i preferuar.