Megaoperacioni i SPAK, arrestohet prokurori, biznesmeni dhe zyrtarë policor
Me urdhër të SPAK janë arrestuar prokurori Xhevair Lita, ish-drejtori i Operacionales, Olt Bistri dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka. Mbi ta rëndon akuza për korrupsion, shpërdorim dhe pastrim parash. Operacioni është realizuar gjatë natës në Tiranë, Shkodër e Kukës. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar drejtuesit dhe pjesëmarrësit në operacion, ndërsa falënderoi dhe prokurorinë për…

Me urdhër të SPAK janë arrestuar prokurori Xhevair Lita, ish-drejtori i Operacionales, Olt Bistri dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.
Mbi ta rëndon akuza për korrupsion, shpërdorim dhe pastrim parash. Operacioni është realizuar gjatë natës në Tiranë, Shkodër e Kukës.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar drejtuesit dhe pjesëmarrësit në operacion, ndërsa falënderoi dhe prokurorinë për bashkëpunimin dhe besimin.