“Më të bashkuar dhe më të hapur”, Shehu tregon detaje nga mbledhja e Grupit të PD: Bunkerizmi ishte i turpshëm! Të gatshëm për ta lënë pas krahëve 9 shtatorin

Deputeti i PD, Tritan Shehu në emisionin ‘Frontline’ në News24 me gazetaren Marsela Karapanço foli për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike ndërsa ka treguar detaje nga Grupi Parlamentar.

Gjatë bisedës në studio, Shehu u shpreh se tashmë PD është çbunkerizuar dhe se i është kthyer demokratëve.

Shehu më tej shtoi se Grupi Parlamentar ka zhvilluar tashmë mbledhjen e parë normale pas çbunkerzimit dhe se tashmë opozita ka hyrë në rrugën e duhur.

“Rëndësi ka që sot ishte një mbledhje grupi në rrugën e normaliteti, pavarësisht nga mendimet ndryshe. Me rëndësi është se ne u mblodhëm se bashku pasi çbunkerizuam godinë. Mendoj se sot u hap grupi parlamentar, dhe kjo është e dyta hapje pas çbunkerizimit të godinës. Ishte edhe mbledhja e parë e bërë së bashku, jam i bindur se në mbledhjet e tjera kohezioni do të jetë më i fortë. Pra mendoj se tashmë kemi hyrë në rrugë të mbarë”, tha Shehu.

Deklaratat e Alibeaj?

Shehu: Është mendim i tij personal. Në grup parlamentar kur mblidhemi janë të gjithë të barabartë, pra deputetët janë të gjithë Sovran. Por rëndësi ka që Grupi Parlamentar në tërësi ishte i gatshëm për të lënë pas krahëve ndodhitë e 9 shtatorit.

A ishte Berisha i paftuar në grup?

Shehu: Në zgjedhjet e 25 prillit ka dalë si deputet. E rëndësishme është që tani jemi të gjithë sëbashku.

Përse vendimi për të mos e ftuar Berishën është nul?

Shehu: Nuk ka pasur asnjë vendim të tillë. Berisha është pjesë e Grupit parlamentar në bazë të të gjithë rregullave. Pra ai veprim antistatuor që u shoqëruar me përjashtime dhe pezullime në mënyrën më anti-demokratike, i zeroi Kuvendi.

Përjashtimet janë bërë pas 8 janarit?

Shehu: Berisha nuk ka asnjë diferencë është i zgjedhur në 25 prill si deputet i PD. Vendimet abritrare janë të papajtueshme me kuvendin e datës 11. Le të prevalojë, mendimi, vullneti politik. Ky është kapitull i mbyllur, zoti Basha nuk është më kryetar. Basha nuk ka dhënë dorëheqjen, ai është shkarkuar nga Kuvendi i datës 11 dhe Basha liroi zyrën. Berisha e ka ballafaquar veten me bazën që pas 9 shtatorit. Bunkerizmi ishte i turpshëm dhe nuk duhet harruar, për të mos harruar se ku të çojnë gabimet politike kaq të mëdha. Një parti që kërkon të bunkerizohet në atë mënyrë nuk mund të ekzistojë në asnjë vend demokratik.

Slogani i ri, “Më të bashkuar, më të fortë më hapur”?

Shehu: Një slogan shumë i bukur.

E ndjeni forcën e bashkimit me kolegët e tjerë?

Shehu: Ndoshta, kjo do shihet hap pas hapi. Kushtet duhet të ballafaqohen me vendimin e masës së PD, me statutin. Askush nuk mund të përjashtohet se do Berisha apo Enekelejd, kjo do ishte staliniste. Basha theksoj është shkarkuar. Basha është i mirëpritur në të gjitha betejat e PD, nëse dëshiron të kandidojë për kryetar të PD askush nuk mund t’ja mohojë.

Ju do dëshironit të kandidoni?

Jo. Unë do mbështes zotin Berisha.

Nëse Berisha rikthehet në krye të selisë blu, do kishte izolim nga ndërkombëtarët?

Shehu: Ne do bashkëpunojmë fort me ndërkombëtarët tanë, lërjani kohës. Kjo punë do ecë. Rëndësi ka të respektojmë vullnetin e PD.

Kush do ta paguante koston e partisë më të madhe opozitare në vend me një drejtues që është non-grata?

Shehu: Së pari ne kemi zbatimin e vlerave tona, sovranitetit tonë . Të jeni të bindur se rrugëzgjidhja e çdo tymnaje është e arritshme. Në politikë nëse është shumica nuk ka gjykatë që nuk e ndalon dot. Gjithmonë duke respektuar ligjin. Tani ne duhet të vazhdojmë rrugën që nisëm në grupin parlamentar. Të mos krijojmë debate të kota, pa produkt që mund të vonojnë procesin që po ndodh sot në PD. I them të gjithë kolegëve le të dalin nga vetja dhe le të vijojmë sëbashku. Askush nuk ka të drejtë të përjashtojë tjetrin.