Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë ditën e sotme fondin vjetor për partitë politike në vend.
Janë në total 11 parti që përfitojnë nga fondi vjetor prej 345.6 milionë lekësh, mes të cilave edhe “Nisma Thurje” e vetmja forcë politike që ka marrë para edhe pse në zgjedhjet e 25 prillit 2021 nuk siguroi asnjë mandat deputeti.
Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se fondi total për vitin 2023 është 245 milionë lekë dhe do të ndahet si më poshtë:
PS: 151 milionë lekë
PD: 106 milionë lekë
PL: 15 milionë lekë
PSD: 12 milionë lekë
PR: 11 milionë lekë
PDIU: 9 milionë lekë
PBDNJ: 8 milionë lekë
PAA: 8 milionë lekë
LZHK: 8 milionë lekë
PLL: 8 milionë lekë
Nisma Thurje: 6 milionë lekë.
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën fondin prej 100 milionë lekësh për financimin e partive politike në zgjedhjet vendore të 14 Majit.