Mbi 20 orë në det të hapur për shkak të motit të keq! Trageti me 118 pasagjerë po i afrohet portit të Vlorës

Trageti i linjës Brindisi-Vlorë ka qëndruar për orë të tëra në det,  pasi moti i keq e bënte të pamundur ankorimin e tij në port.

Pas më shumë se 20 orësh, njoftohet se trageti me 118 pasagjerë në bord po i afrohet kalatës së portit të Vlorës për t’u ankoruar dhe përpunuar mjetet dhe pasagjerët.

Deti  me dallgë deri në 6 ballë në gji dhe era e fuqishme deri në 20m/s rrezikon tragetet nga përplasja me kalatën.