Mbi 18 mijë të vdekur nga Covid-19 në botë në 24 orë, shifra më e lartë që prej fillimit të pandemisë

Nga 20 deri 26 janar në botë janë regjistruar 101.366 të vdekur nga Covid-19 mesatarisht 14 mijë në ditë.

gjobë

Më shumë se 18 mijë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në botë nga Covid-19. Kjo është shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 sipas Afp, duke u bazuar në raportet e komunikuara nga autoritetet shëndetësore.

Nga 20 deri 26 janar në botë janë regjistruar 101.366 të vdekur nga Covid-19 mesatarisht 14 mijë në ditë. Kjo janë është cilësuar si java me një shumë të vdekur që prej nisjes së pandemisë.

Në fund të muajit nëntor mesatarisht ishin 10 mijë të vdekur nga Covid-19 në 24 orë. Deri tani në mbarë botën janë regjistruar 100,418,923 të infektuar me Covid-19 nga të cilët kanë humbur jetën 2,161,547 persona.