Katër përgjegjës të 2 call centerave që operonin gjatë natës në Tiranë, janë arrestuar nga sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar, pasi mashtronin shtetas të huaj për të investuar në tregje fiktive.
policia tha se në pranga u vunë shtetasit B., 31 vjeç, J. J., 31 vjeç, K. D., 30 vjeç dhe A. Ll., 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë, përgjegjës te 2 call centerat, si dhe u shpallën në kërkim administratorët e këtyre subjekteve, shtetasit E. A. dhe A. O..
“Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, nëpërmjet 2 subjekteve ekonomike call center, në kryeqytet, të cilat ishin regjistruar në mënyrë fiktive, si aktivitete të tjera tregtare, të ligjshme, mashtronin shtetas në kontinente të ndryshme, kryesisht gjatë orëve të natës, që të investonin shuma të konsiderueshme parash, në tregje fiktive. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat që gjeneroheshin nga kjo veprimtari kriminale, pastroheshin nëpërmjet bizneseve të të afërmve të shtetasve të implikuar në këto raste. Nga kontrollet, në të dyja call centerat u gjetën 10 punonjës të paregjistruar, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 9000 euro, 82 njësi kompjuterike, 23 celularë, 1 DVR, 2 USB, 50 karta me numra celularësh, të kompanive të huaja, dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit”, bëri me dije policia.