Masakrën e planifikoi në burg/ Dan Hutra pranon akuzat, do të vriste më shumë gra dhe burra

Gjakftohtë dhe i papenduar, Dan Hutra aprovoi me një përpikmëri drithëruese të 9 akuzat e ngritura nga prokuroria për masakrën e 1 marsit ku vrau Mevlute Sadikun, Hasime Dafkun dhe Etleva Kurtin dhe tentoi të vrasë duke i plagosur rëndë dhe tre gra të tjera.

41-vjeçari e komentoi arrestin me burg si një faturë drejt burgut të përjetshëm për të cilin e kishte ndarë mendjen, pasi të vriste armiqtë e tij gra dhe burra. Hutra tregoi në gjykatë se skenarin e përgatiti teksa ishte në burg së fundmi , për dhunë në familje ndaj Elena Hysës, ish-bashkëjetuesja të cilës i kërkoi ADN e fëmijës. Por vrasësi nuk pranon ta ketë dhunuar të renë të cilën e sulmoi në 1 mars së bashku me të ëmën dhe çdo familjare tjetër, dhe që më pas e përshkroi masakrën se e bëri mbasi donte ta shuante krejt familjen duke qenë se e akuzuan pa të drejtë.

ADVERTISING

Por provat e prokurorisë tregojnë të kundërtën , se ai ish i burgosuri që kishte vuajtur 16 vjet burgim për një vrasje tjetër, e mbylli në shtëpi bashkëjetuesen duke e trajtuar si skllave. nga muaji qershor 2022 kur dhe u arrestua për këtë krim , Dan Hutra u dënua me vetëm një vit burgim duke dalë në 16 shkurt 2023 , sipas një vendimi të shpallur nga gjyqtari Gert Hoxha.

Por teksa edhe prokuroria e përgjithshme edhe Gjykata e Tiranës këmbëngulin se zbatuan ligjin dhe se e dënuan konform ligjit, ILD ka nisur verifikimet për të zbuluar se ku dështoi drejtësia për dënimin dhe lirimin e Dan Hutrës.

Për vrasjen e Etleva Kurtit i dyshuari shpjegoi se e qëlloi për të marrë hak për planin e vëllait të saj Vladimir Kurtin, një i burgosur i përjetshëm ndaj të cilit ka dyshime se kishte planifikuar së bashku me Marjana Gurakuqin që ta helmonin në qeli. Edhe këtë të fundit 41-vjeçari e sulmoi me një thikë sepse sipas tij i kishte dhënë 80 mijë euro që ish partnerja nuk ja ktheu më kurrë.

Me detaje rrëqethëse ai shpjegoi se si gjatë sulmit të mirëmenduar me kallashnikov e një thikë, në dy momente arma i kishte ngecur e kështu që ai ishte detyruar të godiste viktimat e tij së pari me armën e ftohtë e mandej me armën e zjarrit që e kishte rregulluar. por masakrën gjatë gjyqit Dan Hutra e shpjegoi si një mesazh për drejtësinë që sipas tij nëse do vijojë të dënojë të pafajshëm, do prodhojë krime të tilla. Një deklaratë që u komentua nga gjykata me kërkesën drejtuar prokurorisë për t’i kryer ekspertim psikiatrik.