Masakra në Don Bosko, gjendet e djegur makina e autorëve, brenda 3 kallashnikove

Automjeti që dyshohet se u përdor nga autorët gjatë atentatit më armë mbrëmjen e së dielës në Don Bosko, është gjetur i djegur.

Makina brenda të cilës janë gjetur 3 kallashnikovë është gjetur e djegur në zonën e Manzës.

Armët dhe makina po këqyren nga policia shkencore.

Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat me armë zjarri në lokalin në Don Bosko, ku si pasojë e të shtënave humbin jetën Mimoza Paja dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre dhe një 10-vjeçare e cila mbeti e lënduar nga xhamat e thyer.

Konkretisht të plagosur mbetën Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç.

Sahit Murati dyshohet se është xhaxhai i Fation Muratit, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Fation Murati me precedent penalë, ndodhej në masën arrest shtëpie, por që dyshohet se ishte larguar pak ditë më parë nga Shqipëria.